Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Raportet kërkimore

Pagat e sektorit publik në Kosovë dhe implikimet e mundshme në stabilitetin makro-fiskal dhe kohezionin social

Qëllimi i këtij raporti të shkurtër është që të kontribuojë për një debat përmbajtjesor lidhur me politikën e pagave që servisohen nga buxheti shtetëror në një kontekst më të gjerë lidhur me ndikimet potenciale në situatën makroekonomike, stabilitetin fiskal e buxhetor dhe kohezionin social. Krijuesit dhe zbatuesit e kësaj politike duhet bëjnë një analizë kritike, të gjithanshme të gjendjes së tanishme për të sanuar disa lëvizje në këtë sektor që kanë qenë produkt i qeverisjes së improvizuar dhe vendimeve ad hoc. Si rezultat i këtyre lëvizjeve pjesëmarrja e pagave qeveritare në Produktin e Brendshëm Bruto (GDP) dhe buxhet ka arritur, të shumtën e rasteve, përtej kufijve racional për stadin e zhvillimit të vendit dhe përtej politikave të rekomanduara me hulumtimet tjera empirike. Madje kjo gjendje është evidente edhe pa ndikimet që do të ketë Ligji i ri i aprovuar ne pranverë të këtij viti por që hyn në zbatim me pagën e dhjetorit dhe do të shfaqet me ndikimet e tija ne vitin 2020 dhe më tutje, duke përkeqësuar ndjeshëm këto raporte. Edhe para këtij Ligji kanë qenë evidente çrregullimet që kanë ndikuar që vëllimi i pagave buxhetore dhe lartësia e tyre të jetë jashtë rregullës fiskale e cila përcakton se lëvizja e pagave qeveritare duhet të jetë në harmoni me rritjen ekonomike. 
 

Arkiv

NJË MODEL I RI PËR RRITJEN E QENDRUESHME EKONOMIKE: dinamika e tregut të punës: sfidat aktuale dhe të ardhshme

Më shumë

Vendimmarrja e grave në sektorin publik dhe privat në Kosovë

Më shumë

DIGITAL CAPACITIES IN MANUFACTURING SECTOR IN KOSOVO

Më shumë

Kush vendos çfarë në ekonomitë familjare në zonat rurale në Kosovë?

Më shumë

Employment and Labour Market Analysis

Më shumë

BAROMETRI I PROKURIMIT PUBLIK (X-INDEX)

Më shumë

INDEKSI I KONKURRUESHMËRISË SË KOMUNAVE

Më shumë

Gratë në tregun e punës

Më shumë

BAROMETRI I PROKURIMIT PUBLIK (X-INDEX)

Më shumë

PËRBALLJA ME COVID-19

Më shumë

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020

Më shumë

BASHKËJETESA ME COVID-19: TRI SHTYLLA TË RIMËKËMBJES

Më shumë

SKENARËT LIDHUR ME COVID-19 DHE RIMËKËMBJA SHËNDETËSORE E EKONOMIKE

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë