Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Projektet e përfunduara

Përmirësimi i aftësive komunikuese dhe avokuese të Institutit Riinvest

Ky projekt është implementuar nga Instituti Riinvest, përkatësisht Zyra për Komunikim me Publikun, e themeluar brenda Riinvestit. Objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë përmirësimi i aftësive komunikuese dhe avokuese, në veçanti prezenca në media të komunikimit masiv dhe elektronik, përmes mjeteve moderne të komunikimit dhe avokimit. Përmes një periudhe 2 vjeçare, Riinvest ka arritur të themelojë Zyrën për Marrëdhënie me Publikun, përgjegjëse për menaxhimin e komunikimit me media, gazetarë, hulumtues, studentë dhe të tjerë të interesuar, si dhe të rrisë prezencën në mediat e komunikimit masiv dhe atyre elektronike. Ky projekt, ka prodhuar Platformën Elektronike të Shpërndarjes së të Dhënave, e cila përmban të dhëna të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, të mbledhura nga ekipet e Riinvestit gjatë periudhës 2000-2013. Po ashtu, është lansuar seria e animacioneve e quajtuar “Projektet e mëdha të qeverisë në 1 minutë”, ku katër studime rreth investimeve kapitale të realizuara nga Riinvesti janë prezantuar në një formë të animuar. Aktivite tjera të këtij projekti përfshijnë, krijimin e Aplikacionit për Mobil të Institutit Riinvest, për sistemet operuese iOS dhe Android, duke përfshirë kalkulatorë të ndryshëm ekonomik, zhvillimin dhe lansimin e ueb-faqes së re, dhe krijimin e Dhomës së Mediave të Riinvestit. 

Arkiv

Vlerësimi i bujqësisë digjitale, gjinisë dhe rinisë në zonat rurale në Kosovë

Më shumë

Mbështetje në zbatimin e Agjendës Kombëtare për Fuqizimin e Grave përmes përpjekjeve të avokimit

Më shumë

Vlerësimi i Gatishmërisë Digjitale të Kosovës: Anketa e Qytetarëve

Më shumë

Rritja e kapaciteteve konkurruese përmes dixhitalizimit të proceseve të biznesit në Kosovë

Më shumë

Analiza e ndikimit gjinor në vendimmarrjen brenda familjeve në lidhje me qasjen në burime

Më shumë

Mbështetja e sipërmarrjeve të grave për transformim dixhital të biznesit

Më shumë

Anketa e Opinionit Publik

Më shumë

Gratë në tregun e punës

Më shumë

Anketa mbi kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet komunale

Më shumë

Përgjigje e shpejtë ndaj COVID-19 - mbështetja e grupeve më të rrezikuara midis grave

Më shumë

Sallonet në Riinvest

Më shumë

Sondazhi i opinionit publik në Liberi

Më shumë

Anketa për arsimin e të rriturve në Kosovë

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë