Qëllimi kryesor i projektit është të inkurajojë komunat për të krijuar partneritete dhe rrjete rajonale për trajtimin e çështjeve të interesit të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisjes së mirë, dhe për të zhvilluar qasje të reja për sfidat aktuale dhe të ardhshme në qeverisjen lokale. Për më tepër, projekti ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve komunale dhe funksionalitetin e tyre për të krijuar mjedis të përshtatshëm të biznesit dhe përmirësimin e kushteve dhe standardeve, duke përfshirë mbështetje në gjenerimin e vendeve të punës dhe komunikimit ndëretnik. Qëllimet specifike të projektit janë identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet komunave të reja minoritare dhe komunave ekzistuese, përmirësimi i bashkëpunimit dhe komunikimit ndër-komunal.
Gjatë viti 2016, janë përpiluar tri raporte të cilat janë prezantuar në tri forume (mbi menaxhimin e mbeturinave, mbi mbrojtjen e mjedisit dhe mbi tregjet lokale). Qëllimi kryesor i forumeve është inkurajimi i bashkëpunimeve ndër-etnike në temat e caktuara. Në raporte janë prezantuar gjendja aktuale për secilën komune, praktikat më të mira rajonale në bashkëpunime ndër-komunale dhe disa mundësi për bashkëpunime ndër-komunale në Kosovë.
Përveç forumeve, projekti ka organizuar 2 seminare ku janë prezantuar iniciativat ndër-etnike. Do të organizohen edhe 2 seminare ku parashihet të diskutohen aktivitete e përbashkëta që mund të implementohen nga komunat.