Avokimi për Qeverisje të Hapur është projekt rajonal dy-vjeçar i mbështetur nga Bashkimi Europian, i udhëhequr nga rrjeti PASOS (Policy Association for an Open Society). Qëllimi kryesor i projektit ishte të inkurajojë Qeverinë e Kosovës dhe qeveritë e vendeve të tjera fqinje të bëhen më transparente, të përgjegjshme, inovative, në hap me teknologjinë, si dhe të nxisin përfshirjen e qytetarëve në hartimin e politikave. Roli i Riinvestit në këtë projekt ishte avokimi për qeverisje të hapur përmes hulumtimeve, udhëzuesve, konferencave, koalicioneve të OJQ-ve, granteve për OJQ-të, dhe uebinarëve që adresojnë tema të qeverisjes së hapur. Po ashtu, edhe përmes monitorimit dhe vleresimit të implementimit të planit nacional të veprimit. Përfundimisht, gjatë dy viteve të projektit, Instituti Riinvest ka avokuar gjerësisht për qeverisje të hapur në media të tilla si, gazeta, TV dhe radio.