Qëllimi i këtij projekti ishte organizimi i 3 salloneve tematike, me qëllim të informimit, angazhimit dhe nxitjes së debateve mes të rinjve lidhur me temat e ndryshme të karakterit socio-ekonomik siç janë: (i) efektet e COVID-19 tek të rinjtë ii) migrimi i të rinjve iii) orientimi në karrierë. Diskutimet janë zhvilluar ndërmjet të rinjve dhe aktorëve nga komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe institucionet publike. Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia, organizimi i këtyre salloneve është bërë përmes platformës google meet. Ideja e organizimit të këtyre ishte që të diskutohet më shumë rreth sfidave të punësimit dhe mundësitë që ofron tregu i punës, përfshirjen e të rinjve në politikë bërje në Kosovë, si dhe ngushtimin e hendekut mes te rinjve në një anë dhe punëdhënësve në anën tjetër.