Marrëdhëniet Tregtare ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës
Ky projekt është implementuar nga Instituti Riinvest dhe “Development Agency EDA” në Banja Llukë, Bosnje dhe Hercegovinë. Objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë identifikimi i barrierave më të përbashkëta tregtare dhe politike dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet aktuale tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Ekipi i Riinvestit ka realizuar intervista me akterët kryesorë – bizneset, importuesit dhe eksportuesit aktualisht të përfshirë në shkëmbime tregtare mes dy vendeve. Përpos kësaj, një diskutim në formë fokus grupi me akterë tjerë institucionalë po ashtu është realizuar. Duke përdorur të dhënat sekondare, si dhe ato të mbledhura në terren, Riinvesti ka publikuar një studim të detajuar me gjetjet dhe rekomandimet kryesore për të gjithë akterët relevantë. Aktivitete avokuese dhe kampanja vetëdijësuese në të dy vendet do të realizohen pas publikimit të studimit final.