Përfshirja e grave në të gjitha aspektet e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore është e rëndësishme jo vetëm sepse gratë përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së Kosovës, por edhe sepse arritja e pjesëmarrjes së balancuar të grave dhe burrave sipas ligjeve në fuqi është një tregues kyç i progresit drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike e cila i respekton në mënyrë të barabartë të drejtat njerëzore. Përfaqësimi i barabartë i grave dhe burrave në vendimmarrjen politike, publike, dhe në sektorin privat ndikon pozitivisht në zhvillimin demokratik dhe socio-ekonomik të vendit.