Institute for Development Research Riinvest

News

Mbahet sesioni i dytë i "Debate në Riinvest"

Është mbajtur sesioni i dytë i “Debate në Riinvest”, me temë “Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike”.

Debatin e hapi drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest Alban Hashani, ndërkohë diskutimin e moderoi prof. Muhamet Mustafa.

Gjetjet e studimit i prezantoi hulumtuesja Enisa Serhati. Serhati tha se studimi “Përgjigje ndaj sfidave te rritjes ekonomike ne Kosove” është një pasqyrë e performancë ekonomike në Kosovë. Sipas saj, qëllimi i studimit ishte identifikimi i problemeve dhe pengesave në zhvillimin ekonomik në vend, si dhe sfidave në qeverisjen ekonomike. “Perspektiva prej të cilës është analizuar rritja ekonomike në Kosovë është zhvillimi i aftësisë konkurruese te sektorit privat ne Kosovë, tërheqja e IJD-ve dhe fuqizimi i sektorit industrial”, deklaroi Serhati. Ndërkohë, ndër sfidat më të mëdha të rritjes ekonomike të paqëndrueshme, Serhati përmendi mungesën e zhvillimit industrial dhe prodhimtarisë; rrjedhimisht dhe mungesën e aftësisë konkurruese të manifestuar në deficit tregtar, nivel të ulët të eksportit dhe struktura e tyre e pavolitshme. Për më tepër investimet e huaja direkte janë të ulëta, dhe në rënie. Vetëm nga viti 2017 në vitin 2018 pati 43% ulje në IJD, përfundoi Serhati.

Pëllumb Çollaku, njëri nga autorët e studimit, deklaroi se vendi po vazhdon të gjenerojë shpërputhje të mëdha makroekonomike duke prodhuar shifra pesimiste në papunësi – 30.7%. Situata është kritike sidomos në grupmoshën 15-24 vjet ku situata është përkeqësuar me 55% të papunë, deklaroi Çollaku. Sipas tij, këto pasoja vijnë nga modeli aktual i rritjes ekonomike. Ato mund të kristalizohen nëse shikojmë komponentët struktural të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) të cilin e dominon kryesisht konsumi me 85%. Komponenta e shpenzimeve qeveritare poashtu dominohet nga shpenzimet në paga dhe meditje, të cilat me ligjin e ri për paga mund të arrijnë lehtësisht nga 1/3-ta në 50%. Shpenzimet vazhdojnë të rriten kryesisht në komponenta joproduktive që nuk gjenerojnë rritje të qëndrueshme afatmesme dhe afatgjatë. Rritja e shpenzimeve është në proporcion të zhdrejtë me të hyrat e buxhetit - këto të fundit kanë nevojë edhe për një diversifikim (kryesisht janë nga TVSH dhe doganat). Rrjedhimisht, fare lehtë mund të përfundojmë në situatë ku pagat dhe meditjet do ti financojmë me borgj pasi që të hyrat nuk e përkrahin një gjë të tillë, shtoi Çollaku.

Ndërkohë, Gresa Latifi asistente nga Universiteti Teknik i Munihut tha se për ta ndihmuar Kosovën të avancojë më tutje ekonomikisht, duhet të konfrontojmë faktin që jemi një vend i vogël (me treg vendas relativisht të vogël). Kjo na obligon të bazojmë aktivitetin ekonomik të vendit në treg të jashtëm shtoi Latifi. Me të pranishmit Latifi ndau shembullin e rritjes së shpejtë ekonomike të Singaporit (Huff, 1995; Rastin, 2013), një kontekst social dhe ekonomik që meriton vëmendje pikërisht për ngjashmërinë që kishte me Kosovën gjatë fazës së parë të shtet-ndërtimit. I pavarësuar nga Malejzia në vitin 1965, i lënë në kushte të mjerueshme me nivel të theksuar te papunësisë, me probleme të mëdha me higjienë, me mungese ujit të pijshëm e me tensione politike të vazhdueshme me fqinjët, një vend me mungese ligji, arriti qe për me pak se 50 vite arriti të transformohej rrënjësisht, duke u bërë një nga 4 tigrat ekonomik aziatik.

Fisnik Reçica, deklaroi se mes gjithë faktorëve që mund të ndikojnë në rritjen ekonomike, qeverisja e mire është parakusht për të mundësuar funksionimin e çfarëdo modeli të rritjes ekonomike. Sipas tij, modeli i qeverisjes se deritanishme në Kosovë ka treguar qeverisje me motive për zhvillim të grupeve të interesit më shumë sesa për zhvillim ekonomik të vendit. “Pa ndryshuar ky mentalitet qeverisës nuk ka model ekonomik që mund të funksionojë dhe gjenerojë rritje”, deklaroi Reçica. Gjithnjë sipas Reçicës, në rrethanat aktuale mbështetja institucionale mund të japë rezultate më të mëdha në sektorët e orientuar në eksport, që janë më pak të ndikuar nga zhvillimet politike dhe modeli qeverisës në vend.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë

 

Recommended

Archive

Roundtable discussion in the framework of the regional initiative "Partnership for a Competitive Region"

Read more

Stakeholder Forum of HE 'Policy Answers' Project

Read more

Conference Policy Dialogue on Aligning Priorities in the Western Balkans

Read more

Creating a difference with the Policy Answer project!

Read more

Green Talk: Decarbonization and the Carbon Tax

Read more

Riinvest Institute’s Conference: Towards advancing R&I environment and its contribution

Read more

RIINVEST INSTITUTE EMPOWERS PROJECTS FOR THE IMPLEMENTATION OF THE GREEN AGENDA FOR THE WESTERN BALKANS

Read more

Commending the success of Policy Answers training: Participants showcase innovative project proposals

Read more

RIINVEST PROVIDING INPUTS FOR NATIONAL RESEARCH PROGRAMME IN KOSOVO

Read more

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?- ALB only

Read more

Preparation of applications and implementing projects in Horizon Europe

Read more

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër- ALB only

Read more

Download Report

Our Team