Institute for Development Research Riinvest

News

Thirrje për aplikim

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?- ALB only

Instituti Riinvest si pjesë e një Konsorciumi prej 10 institucioneve kërkimore evropiane - të udhëhequr nga Qendra për Inovacione Sociale (ZSI ,Vjenë- Austri) - dhe organizatave rajonale, po implementon projektin e financuar nga Horizon Europe - Policy Answers. Ky projekt katër vjeçar ka për qëllim që të zhvilloj kapacitetet në vendet e Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar kërkimet dhe inovacionet, veçmas në fushën e Agjendës së Gjelbër, Digjitalizimit dhe Shoqërisë së shëndoshë si dhe të kontribuojë drejt integrimit të këtyre vendeve në Hapësirën Kërkimore Evropiane (ERA), ku Horizon Europe ka një rëndësi esenciale.

Në kuadër të programit të aprovuar për ndërtimin e kapaciteteve në shumë fusha, një nga aktivitetet më të rëndësishme është trajnimi i rreth 50 punonjësve kërkimor për përgatitjen e projekt-propozimeve për aplikim në Horizon Europe – burimin më domethënës të financimit të projekteve kërkimore.

Ftojmë gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këtë trajnim. Informatat më të hollësishme i gjeni në linkun bashkangjitur: www.riinvestinstitute.org

Archive

RIINVEST INSTITUTE APPROVES THE STRATEGIC PLAN 2022-2027

Read more

THIRRJE PËR APLIKIM

Read more

Announcement: 'Activating Sources of Economic Growth' Annual Conference will be postponed 

Read more

New publication: Municipal Competitiveness Index (2020)

Read more

Download Report

Our Team