Institute for Development Research Riinvest

News

SECOND CALL FOR APPLICATION

Image

THIRRJE PËR APLIKIM

Forumi Ekonomik i Grave, i koordinuar nga Instituti Riinvest me mandat për periudhën  2020-2022, nëpërmjet projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj pandemisë COVID-19 - mbështetja e grupeve më të cenueshme te grave” i iniciuar dhe financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur fton gratë të cilat kanë qenë të punësuara në sektorin joformal dhe nuk kanë punuar gjatë kohës së pandemisë që sipas kritereve të evidentuara më poshtë të aplikojnë për të përfituar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të njëhershme në vlerë të përafërt me pagën minimale sipas legjislacionit në fuqi.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në zbutjen e gjendjes sociale të grave të cilat kanë humbur punën në sektorë joformal gjatë Pandemisë COVID -19, gratë/nënat vetushqyese dhe gratë që nuk përfitojnë ndihma tjera sociale.

SI TË APLIKONI?

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Deklarata nën betim lidhur me humbjen e vendit të punës (plotësohet nga të gjithë aplikuesit kur të dorëzohet aplikimi; nëse aplikoni në mënyrë elektronike, formularin e shkarkoni nga linku në vijim: https://bit.ly/2UiPqHB).
  2. Çfarëdo dëshmie që keni humbur vendin e punës (në mungesë të dëshmisë mund të merret parasysh deklarata nën betim e specifikuar në pikën 1);
  3. Certifikata familjare – dëshmi e gjendjes familjare;
  4. Pasyra  nga Trusti Pensional të cilët dëshmojnë se kandidates nuk i janë  paguar kontributet pensionale gjatë vitit 2020 (obligative)
  5. Vërtetimi që nuk jeni përfitues të çfarëdo ndihme sociale gjatë vitit 2020 (obligative).

 

KOHA E APLIKIMIT

Aplikimi është i hapur nga data 29 Qershor 2020 deri me datën 15 Korrik 2020. Aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vlerësimi i aplikimeve bëhet nga një komision i përcaktuar.

Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet (i) drejtpërdrejtë në adresën e poshtëshënuar; (ii) përmes postës, apo (iii) përmes postës elektronike.

Adresa: Instituti Riinvest rruga Lidhja e Prizrenit nr.56, 10000 Prishtinë (Lagjja Tophane afër shkollës fillore Meto Bajraktari). Adresa elektronike: [email protected].

Për informacione më të hollësishme, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit: 038 244 320; apo në adresën elektronike të sipërshënuar.  

Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i organizatave të shoqërisë civile me këtë përbërje: Instituti Riinvest; Rrjeti i Grave të Kosovës; Instituti Demokraci për Zhvillim(D4D); Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase; dhe Kosova-Women 4 Women, Instituti GAP.

Mbeshtetur nga:Image

 

 

Archive

Stakeholder Forum of HE 'Policy Answers' Project

Read more

Conference Policy Dialogue on Aligning Priorities in the Western Balkans

Read more

Creating a difference with the Policy Answer project!

Read more

Green Talk: Decarbonization and the Carbon Tax

Read more

Riinvest Institute’s Conference: Towards advancing R&I environment and its contribution

Read more

RIINVEST INSTITUTE EMPOWERS PROJECTS FOR THE IMPLEMENTATION OF THE GREEN AGENDA FOR THE WESTERN BALKANS

Read more

Commending the success of Policy Answers training: Participants showcase innovative project proposals

Read more

RIINVEST PROVIDING INPUTS FOR NATIONAL RESEARCH PROGRAMME IN KOSOVO

Read more

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?- ALB only

Read more

Preparation of applications and implementing projects in Horizon Europe

Read more

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër- ALB only

Read more

Download Report

Our Team