Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Mbahet tryeza "Ndërmarrësia e grave"

Në praninë e pjesëmarrësve të shumtë nga organizatat e shoqërisë civile, dhe ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë, është mbajtur tryeza “Ndërmarrësia e grave”, ku u prezantua raporti dhe gjetjet e anketës së bërë me 313 gra ndërmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë. Tryeza u organizua nga Instituti Riinvest në kuadër të projektit Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga USAID, përmes Advocacy Training and Resource Center - ATRC , si dhe German Cooperation përmes GIZ.

Image

Tryezën e hapi drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest z. Alban Hashani. z. Hashani vuri theksin në sfidat me të cilat ballafaqohen gratë ndërmarrëse, dhe në rolin e gruas në ekonomi. z. Hashani deklaroi se 80% e grave në Kosovë janë joaktive në tregun e punës, përderisa vetëm 10% e bizneseve aktive në Kosovë janë në pronësi të grave. Sipas z. Hashani, të dhënat për Kosovën janë më shqetësuese, pasi që struktura e bizneseve në të cilat gratë operojnë reflekton strukturën e përgjithshme të ekonomisë së Kosovës, duke rekomanduar politika dhe veprime afirmative të cilat do ta përmirësonin gjendjen e grave në tregun e punës. 

Image

Ndërkohë, Dita Dobranja hulumtuese në Institutin Riinvest, prezantoi gjetjet e raportit “Ndërmarrësia e grave”. Sipas gjetjeve të prezantuara nga znj. Dobranja, shumica e ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë, janë ndërmarrje të vogla apo mikro-ndërmarrje, të orientuara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe industrisë, më specifikisht në sallone të bukurisë dhe floktarisë. Ndërkohë sa i përket aktivitetit kreditor, vetëm 10% e grave ndërmarrëse kanë marrë kredi nga institucionet financiare. Sipas znj. Dobranja, shumica e grave të anketuara apo 85%, kanë deklaruar se nuk janë përballur me diskriminim gjinor kur kanë regjistruar biznesin, përderisa 66% e tyre kanë deklaruar se shoqëria kosovare i përkrah gratë ndërmarrëse. Si barriera kryesore, znj Dobranja ka përmendur normat tatimore, tregun e vogël, dhe ngarkesat administrative, përderisa 47% e grave ndërmarrëse si barrierë kryesore kanë përmendur obligimet familjare.

Image

Në anën tjetër, Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës- G7, deklaroi se ambienti i grave për të bërë biznes vazhdon të jetë shumë i vështirë. “Kostoja e financimit për gra mbetet ende një sfidë shumë e madhe përderisa kemi më pak se 10% të grave që marrin kredi në bankat komerciale. Kemi shumë pak rritje të bizneseve të grave, kemi një rritje shumë të vogël të grave të cilat angazhohen në bujqësi. Shumica e grave aty ku operojnë aty edhe shesin.  S’kanë mundësi për të kaluar jashtë qytetit apo vendit se ku kanë biznesin e tyre. Mund të them se asnjëherë nuk është folur më shumë për ndërmarrësinë e gruas në Kosovë dhe tani gratë më pak paragjykohen në biznes”, deklaroi Kastrati.

Image

Syzana Aliu, pronare e ndërmarrjes “Magic Ice”, e cila merret me prodhimin e akullores dhe djathit, dhe punëson 110 punëtorë, si barrierë kryesore përmendi normat shoqërorë, patriarkale dhe diskriminimin gjinor, dhe theksoi se në ndërmarrjen të cilën ajo e udhëheq, ajo mundohet t’i kundërvihet kësaj dukurie duke promovuar barazi gjinore.

Image

Ndërkohë, Drenusha Shala drejtuese e qendrës së thirrjeve “Baruti AG”, si barrierë kryesore përmendi qasjen në financa. Ndërsa sa i përket mbështetjes familjare, ajo deklaroi se mbështetja prej familjes mbetet vetëm në nivel moral por jo edhe financiar. Znj. Shala tregoi se si biznesi i saj përpiqet të mbaj vazhdimisht barazi gjinore, ku mbi 40% e të punësuarve janë gra.

Image

Tryeza u përmbyll me diskutim në mes të pranishmëve dhe panelistëve. Tryeza është organizuar në kuadër të projektit Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga USAID përmes ATRC, si dhe nga German Cooperation përmes GIZ.

Videon nga ngjarja mund ta gjeni në linkun më poshtë:

 

Arkiv

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit

Më shumë

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Më shumë

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë