Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Tryezë diskutimi: Integriteti i sektorit privat; korrupsioni nga ana e ofertës

Sot, Instituti Riinvest organizoi një tryezë diskutimi në kuadër të projektit Integriteti i sektorit privat; korrupsioni nga ana e ofertës i cili mbështet nga Aktiviteti i USAID për Integritetin e Komunave të Kosovës (USAID KMI). Në këtë tryezë është prezantuar raportin “Hulumtim mbi dinamikën e korrupsionit nga ana e ofertës në Kosovë”.

Alban Hashani nga Instituti Riinvest në fjalën hyrëse tha se qëllimi i këtij studimi është rritja e ndërgjegjësimit të akterëve kryesor në komunitetin e biznesit në Kosovë mbi rëndësinë e respektimit të parimeve etike në bërjen e biznesit, me qëllim të reduktimit të korrupsionit dhe ryshfetit nga ana e bizneseve. Rezultatet siç janë paraqitur në raport tregojnë se bizneset janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të korrupsionit, mirëpo janë gjithashtu të gatshme të marrin pjesë në zbatimin e një kodi etik të praktikave të mira për të minimizuar korrupsionin me qëllimin qe kjo të përmisoj mjedisin biznesor dhe të bëjnë konkurrencën e barabartë. Bashkëpunimi në mes të Riinvest dhe USAID KMI parasheh edhe adoptimin e një kodi kundër korrupsionit së bashku me shoqatat e biznesit qe ne besojmë se ky aktivitet do te rrisë integritetin e sektorit privat. Në këtë përpjekje të përbashkët, Instituti Riinvest falënderon projektin KMI për mbështetjen.

Image

 

Nga ana tjetër, Aferdita Mekuli nga USAID KMI tha se është viti i shtatë që po punojmë në këtë drejtim duke u munduar që edhe sektorin publik të rrit kapacitetet dhe të luftoj korrupsionin në prokurim publik, por edhe ngritjen e integritetit në sektorin privat. Ajo theksoi se mbetet sfidë e vazhdueshme korrupsioni në anën ofertuesit në këtë rast në anën e bizneseve dhe vëmendja është e pamjaftueshme dhe veprimet të pamjaftueshme që ky problem të zgjidhet. Rezultatet e hulumtimi i prezantoi Liridon Kryeziu, nga Instituti Riinvest, rezultatet e të cilit mund t’i gjeni në këtë link: https://shorturl.at/mpwz9

Yll Buleshkaj nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë tha se: ky hulumtim është shumë i nevojshëm, por fatkeqësisht e dëshmon një të vërtet se korrupsioni është i pranishëm edhe në anën e ofertës dhe jo vetëm nga ana e zyrtareve publik. Ne si agjenci kemi një mandat për të parandaluar korrupsionin dhe në trajtimin e rasteve pas raportimit nga sinjalizuesit e jashtëm, por këtu vërehet se bizneset nuk i besojnë këtij mekanizimi dhe nuk kanë caktuar as sinjalizues të brendshëm për të vazhduar procedura hetimi. Zana Bajrami - Rama nga CSR Kosova e cila përfaqëson një numër të madh të bizneseve tha se dëmet që shkakton nga korrupsioni janë të mëdha jo vetëm për ekonominë dhe investimet por edhe për vetë reputacionin e biznesit. Visar Prebreza nga BIRN theksoni se korrupsioni është shumë vështirë të luftohet në prokurim publik nëse nuk ka stimulim të rasteve. Ne si Kallxo.com kemi raportuar disa raste të korrupsionit në prokurori por rezultatet e gjykatave pastaj nga këto raste kanë qenë jo të kënaqshme. Diskutimet pastaj vazhduan nga pjesëmarrës tjerë në tryezë.

Image

 

 

Arkiv

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë