Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Në praninë e hulumtuesve, gazetarëve, studentëve, ekspertëve të komunikimit dhe zhvillimit softuerik, dhe të tjerëve, Instituti Riinvest, lansoi Platformën Elektronike të Shpërndarjes së të Dhënave dhe Aplikacionin për Mobil, të dy këto projekte të mbështetura nga “Open Society Foundation – Think Tank Fund”.

Image

Platforma elektronike e shpërndarjes së të dhënave përmban të dhëna të mbledhura nga ekipet hulumtuese të Riinvestit përgjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2000 deri më 2013.

Image
Enisa Serhati, hulumtuese në Institutin Riinvest shpall të hapur ngjarjen

Këto të dhëna janë mbledhur duke përdorur metodologjitë më të avancuara të anketimit për studime socio-ekonomike, dhe duke mbuluar mostra reprezentative të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve) të cilat operojnë në Kosovë. Të dhënat përmbajnë 72 indikatorë që mbulojnë fusha të ndërlidhura me zhvillimin e sektorit privat sikurse: karakteristikat dhe performanca e ndërmarrjeve, investimet kapitale dhe praktikat biznesore, si dhe barrierat e të bërit biznes.

Image
Endrit Pllashniku, hulumtues në Institutin Riinvest prezanton platformën

Për më tepër këto të dhëna evidentojnë zhvillimet në sektorin privat në Kosovë të një periudhë kohore për të cilën ka shumë pak të dhëna në dispozicion.

Image
Shkarkimi i aplikacionit te Riinvestit përmes "QR code"

Ndërsa, Aplikacioni Mobil i Riinvestit në dispozicion në sistemet operuese iOS dhe Android, i cili tani mund të shkarkohet në “App Store” dhe “Google Play Store”, iu mundëson përdoruesve të kenë qasje më të lehtë dhe më të përshtatshme në të gjithë përmbajtjen e publikuar të Riinvest-it, duke përfshirë lajmet, publikimet, video-materialet, dhe materiale të tjera të publikuara nga instituti.

Image
Dita Dobranja, hulumtuese në Institutin Riinvest prezanton Aplikacionin

Ndërkohë, Kalkulatori i Riinvest është njëri prej pjesëve kryesore të aplikacionit, kalkulator ky i cili përmban 9 kalkulatorë të ndryshëm që mundësojnë përdoruesve të llogarisin shpenzime të ndryshme ditore, si dhe kalkulatorin e këmbimit valutor. 

Image
Testimi i platformës nga të pranishmit

Ky projekt është i mbështetur nga “Open Society Foundation – Think Tank Fund”, misioni i të cilit është ndërtimi i shoqërive tolerante, me qeverisje të hapura dhe llogaridhënëse, duke inkurajuar pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve. 

Arkiv

Riinvest Conference 2017 - Call for Papers

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit

Më shumë

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Më shumë

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Më shumë

Forumi Mbrojtja e Mjedisit

Më shumë

Menaxhimi i mbeturinave

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë