Alban Zogaj

Sa po e pengojnė zhvillimin e bizneseve normat e larta te interesit?

Sektori bankar nė Kosovė, viteve te fundit, ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė hovshme, dhe konsiderohet njėri prej sektorėve mė tė suksesshėm ne ekonominė e Kosovės. Gjate viteve te fundit, qysh prej vitit 2000 e tutje, ky sektor pasur rritje te vazhdueshme ne vlerėn e aseteve, kurse niveli i depozitave bankare ka shėnuar rritje pėr 18 herė. Me rritjen e nivelit te depozitave, gjate kėsaj periudhe kohore edhe kreditimi vazhdimisht ėshtė rritur, sidomos pėr faktin qe kreditė e lėshuara ne sistemin bankar ne Kosovė janė kryesisht te bazuara ne nivelin e depozitave bankare. Sektori bankar ne Kosovė karakterizohet me njė prezencė tė madhe tė kapitalit tė huaj financiar. Kjo prezencė, ka kontribuar nė modernizimin e sistemit financiar, duke sjellė me vete praktika tė avancuara financiare nė menaxhimin e operacioneve bankare.

Edhe pėrkundėr kėtij zhvillimi te hovshėm tė sistemit bankar nė Kosovė, normat e interesit kanė mbetur tė larta, sidomos pėr nevojat afatgjata investuese ato janė ndėr mė tė lartat nė rajon. Normat e larta te interesit, medoemos rezultojnė nė shpenzime mė tė larta pėr kompanitė vendore, tė cilat si rezultat janė mė pak konkurruese si ne tregun vendor ashtu edhe ne tregun e jashtėm. Vazhdimisht ėshtė konsideruar se rritja e numrit te bankave ne tregun financiar te Kosovės, do te rezultojė nė rritjen nivelit te konkurrencės, por kjo nuk ka ndodhur deri me tani, sepse gjate kohėve te fundit normat e interesit pėr kredi vetėm sa janė rritur. Si rezultat i kėsaj situate, qasja ne kredi dhe sidomos normat e larta te interesit, vazhdojnė tė mbeten pengesė e nivelit te lartė pėr zhvillimin e aktiviteteve biznesore ne Kosovė. Ky fakt, mbėshtetet edhe nga anketat e fundit, qe Instituti Riinvest ka zhvilluar me ndėrmarrjet ne Kosovė, nga te cilat rezulton se qasja ne kredi paraqet njė ndėr sfidat kryesore me tė cilat po pėrballen kompanitė kosovare.

Ulja e normave te interesit do te kishte ndikime te dyanshme ne ekonomi. Se pari, ulja e normave te interesit do te shkaktonte rritje ne nivelin e investimeve private, gjė qe do te rezultonte edhe me vende te reja te punės. Ne anėn tjetėr, ulja e normave te interesit do te shkaktonte edhe rritjen e konsumit nga ana e konsumatorėve, qe do te rezultonte ne rritje te GDP-se se vendit dhe zhvillim ekonomik ne pėrgjithėsi.

Ulja e normave te interesit ne ekonominė kosovare, kėrkon qasje multidimensionale, dhe nė kėtė aspekt ėshtė shumė e rėndėsishme: 1. Rritja e mėtutjeshme e konkurrencės nė sistemin bankar. Pavarėsisht qė aktualisht kemi njė numėr te konsiderueshėm te bankave qe operojnė ne Kosovė (deri me tani kemi tetė banka qe operojnė ne Kosovė), ky sektor mbetet mjaft i koncentruar, ku rreth 90 pėrqind e aseteve totale, mbi 88 pėrqind e depozitave dhe rreth 80 pėrqind e kredive janė tė koncentruara nė tri bankat mė tė mėdha. 2. Rritja e mundėsive kreditore dhe financiare. Nė krahasim me vendet e rajonit, ne Kosovė ende kemi njė ofertė tė varfėr tė kreditit dhe njė intensitet tė ulėt kreditor, ndėrsa nė anėn tjetėr, fitimet neto tė bankave janė ndėr mė tė lartat nė rajon. Kėto fitime te larta te sektorit bankar janė kryesisht tė bazuara nė normat e interesit tė kredive. Kompanitė vendore aktualisht kanė vetėm sistemin bankar dhe atė mikrofinanciar si alternativa te kreditimit apo financimit. Hapja e alternativave te reja te kreditimit/financimit do te rezultonte me rritje te konkurrencės ne sistem financiar te Kosovės, e si rezultat edhe me ulje te normave te interesit. 3. Efikasiteti me i lartė i sistemit te gjyqėsorit. Shumė shpesh deklarohet nga ana e menaxhmentit te bankave, se efikasiteti i ulėt i sistemit gjyqėsor ne Kosovė rrit rrezikun e kredive, dhe si rezultat edhe normat e interesit. Pra, njė efikasitet me i lartė ne sistemin e gjyqėsorit do te rezultonte me rrezik mė tė ulėt tė kredive dhe me norma mė tė ulėta tė interesit nė vend. Efikasiteti i gjyqėsorit do tė rritej po tė organizoheshin mekanizma tė veēantė nė gjykatat komunale dhe gjykatat tjera, ne mėnyrė qė kontestet biznesore dhe zbatimi i kontratave biznesore, tė trajtohet nė njė linjė speciale, nė kohė me tė shkurtėr dhe nė mėnyrė me efikase. 4. Regjistri kadastral dhe te drejtat pronėsore. Njė numri tė madh tė bizneseve dhe familjeve, u mohohet qasja ne kredi/financa pėr arsye te pamundėsisė pėr tė hipotekuar si peng pasuritė e tyre, te cilat nuk janė te regjistruara ne kadastėr. Regjistrimi kadastral i pronave dhe pėrkufizimi i qartė i tė drejtave pronėsore, do te ulte rrezikun e kredive dhe si rezultat edhe normat e interesit.  

Nga situata aktuale e cila mbizotėron ne sistemin financiar ne Kosovė, kur kemi parasysh nivelin e lartė te fitimeve qė krijojnė bankat, nivelin relativisht tė ulėt tė kredive te kėqija (nen mesataren e rajonit), mund te konkludohet se ka hapėsirė te mjaftueshme pėr ulje te normave te interesit, te paktėn deri ne masėn e nivelit te rajonit, te cilat do te ndikonin ne mase te madhe ne ngritjen e nivelit te investimeve dhe zhvillimin e bizneseve.

Riinvest-i i mbushi 19 vjetė

Para plotė 19 vjetėve, mė 15 maj 1995, themelohet Instituti Riinvest. Prof.Muhamet Mustafa, ftoi disa kolegė tė tij, profesorė tė UP, intelektualė dhe ekspertė tė fushave tė ndryshme, qė bashkėrisht tė jetėsojnė idenė e tij pėr themelimin e njė instituti tė pavarur pėr hulumtime nė fushėn e ekonomisė. Ishin kohė tė rėnda atėherė. Serbia, kishte...

tetor 01, 2011

Invest in Kosovo

username
password