[ { "id": 218, "title": "Akademia Zhvillimore II: Fuqizimi i kapaciteteve zhvilluese t\u00eb institucioneve qendrore dhe shoqatave t\u00eb fermer\u00ebve", "text": "
Objektivi kryesor i këtij projekti 2 vjeçar të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka qenë fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve të qeverisë qendrore dhe shoqatave biznesore dhe të fermerëve, që të participojnë në mënyrë proaktive, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm rajonal ekonomik, rritjen dhe gjenerimin e vendeve të punës në Kosovë. Përgjatë projektit, janë implementuar ky numër aktivitetesh: a) 2 cikle ligjëratash dhe trajnimesh; b) krijimi i 2 Njësive për Menaxhim Projektesh (PDMU), me qëllim të Rishikimit të Projekteve Rajonale; c) organizimin e 2 konferencave; d) financimin e 10 Projekteve të Vogla, secila në vlerë 10.000 euro.<\/p>\r\n", "date": "2017-02-21 11:04:50", "count": 6, "next": "\/ajax\/Al\/projektet-e-pa-laquo-rfunduara\/2017-02-21@11:04:50\/7" }, { "id": 217, "title": "P\u00ebrmir\u00ebsimi i aft\u00ebsive komunikuese dhe avokuese t\u00eb Institutit Riinvest", "text": "
Ky projekt është implementuar nga Instituti Riinvest, përkatësisht Zyra për Komunikim me Publikun, e themeluar brenda Riinvestit. Objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë përmirësimi i aftësive komunikuese dhe avokuese, në veçanti prezenca në media të komunikimit masiv dhe elektronik, përmes mjeteve moderne të komunikimit dhe avokimit. Përmes një periudhe 2 vjeçare, Riinvest ka arritur të themelojë Zyrën për Marrëdhënie me Publikun, përgjegjëse për menaxhimin e komunikimit me media, gazetarë, hulumtues, studentë dhe të tjerë të interesuar, si dhe të rrisë prezencën në mediat e komunikimit masiv dhe atyre elektronike. Ky projekt, ka prodhuar Platformën Elektronike të Shpërndarjes së të Dhënave, e cila përmban të dhëna të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, të mbledhura nga ekipet e Riinvestit gjatë periudhës 2000-2013. Po ashtu, është lansuar seria e animacioneve e quajtuar “Projektet e mëdha të qeverisë në 1 minutë”, ku katër studime rreth investimeve kapitale të realizuara nga Riinvesti janë prezantuar në një formë të animuar. Aktivite tjera të këtij projekti përfshijnë, krijimin e Aplikacionit për Mobil të Institutit Riinvest, për sistemet operuese iOS dhe Android, duke përfshirë kalkulatorë të ndryshëm ekonomik, zhvillimin dhe lansimin e ueb-faqes së re, dhe krijimin e Dhomës së Mediave të Riinvestit. <\/p>\r\n", "date": "2017-02-21 11:03:39", "count": 7, "next": "\/ajax\/Al\/projektet-e-pa-laquo-rfunduara\/2017-02-21@11:03:39\/8" }, { "id": 216, "title": "Fuqizimi i Zhvillimit Strategjik dhe Bashk\u00ebpunimeve Nd\u00ebr-komunale", "text": "
Qëllimi kryesor i projektit është të inkurajojë komunat për të krijuar partneritete dhe rrjete rajonale për trajtimin e çështjeve të interesit të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisjes së mirë, dhe për të zhvilluar qasje të reja për sfidat aktuale dhe të ardhshme në qeverisjen lokale. Për më tepër, projekti ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve komunale dhe funksionalitetin e tyre për të krijuar mjedis të përshtatshëm të biznesit dhe përmirësimin e kushteve dhe standardeve, duke përfshirë mbështetje në gjenerimin e vendeve të punës dhe komunikimit ndëretnik. Qëllimet specifike të projektit janë identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet komunave të reja minoritare dhe komunave ekzistuese, përmirësimi i bashkëpunimit dhe komunikimit ndër-komunal.<\/p>\r\n\r\n
Gjatë viti 2016, janë përpiluar tri raporte të cilat janë prezantuar në tri forume (mbi menaxhimin e mbeturinave, mbi mbrojtjen e mjedisit dhe mbi tregjet lokale). Qëllimi kryesor i forumeve është inkurajimi i bashkëpunimeve ndër-etnike në temat e caktuara. Në raporte janë prezantuar gjendja aktuale për secilën komune, praktikat më të mira rajonale në bashkëpunime ndër-komunale dhe disa mundësi për bashkëpunime ndër-komunale në Kosovë.<\/p>\r\n\r\n
Përveç forumeve, projekti ka organizuar 2 seminare ku janë prezantuar iniciativat ndër-etnike. Do të organizohen edhe 2 seminare ku parashihet të diskutohen aktivitete e përbashkëta që mund të implementohen nga komunat. <\/p>\r\n", "date": "2017-02-21 11:02:31", "count": 8, "next": "\/ajax\/Al\/projektet-e-pa-laquo-rfunduara\/2017-02-21@11:02:31\/9" }, { "id": 215, "title": "Marr\u00ebdh\u00ebniet Tregtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Bosnje Hercegovin\u00ebs", "text": "Ky projekt është implementuar nga Instituti Riinvest dhe “Development Agency EDA” në Banja Llukë, Bosnje dhe Hercegovinë. Objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë identifikimi i barrierave më të përbashkëta tregtare dhe politike dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet aktuale tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Ekipi i Riinvestit ka realizuar intervista me akterët kryesorë – bizneset, importuesit dhe eksportuesit aktualisht të përfshirë në shkëmbime tregtare mes dy vendeve. Përpos kësaj, një diskutim në formë fokus grupi me akterë tjerë institucionalë po ashtu është realizuar. Duke përdorur të dhënat sekondare, si dhe ato të mbledhura në terren, Riinvesti ka publikuar një studim të detajuar me gjetjet dhe rekomandimet kryesore për të gjithë akterët relevantë. Aktivitete avokuese dhe kampanja vetëdijësuese në të dy vendet do të realizohen pas publikimit të studimit final.", "date": "2017-02-21 11:01:18", "count": 9, "next": "\/ajax\/Al\/projektet-e-pa-laquo-rfunduara\/2017-02-21@11:01:18\/10" }, { "id": 214, "title": "Fuqizimi i Kapaciteteve t\u00eb Zhvillimit Ekonomik Rajonal t\u00eb Kosov\u00ebs", "text": "
Në vitin 2013, Institutit Riinvest ju dha një grant dy vjeçar nga Zyra e BE-së në Kosovë, për projekt-propozimin me titull: Fuqizimi i Kapaciteteve të Zhvillimit Ekonomik Rajonal të Kosovës; pjesë e “EURED Programme”. Objektivi kryesor I këtij projekti ka qenë të konsolidoj dhe fuqizoj kapacitetet e rajoneve për të participuar dhe kontribuar në mënyrë pro-aktive në Zhvillimin e përgjithshëm Ekonomik të Kosovës. Përgjatë projektit një numër aktivitetesh janë implementuar. Akademia Zhvillimore është themeluar për të ndihmuar ndërtimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të akterëve rajonal për të kuptuar dhe përdorur\/aplikuar qasjen e Zhvillimit Strategjik të BE-së, dhe grantet e BE-së në dispozicion. Përpos kësaj, në nivel komunal, në 5 komuna të 5 rajoneve të Kosovës, janë themeluar Njësitë e Menaxhimit dhe Zhvillimit të Projekteve (PDMU-të), duke krijuar dhe ndërtuar kapacitete dhe duke punuar në baza ditore me RDA-të dhe mbështetjen e EURED-it, dhe aktiviteteve tjera zhvilluese me qëllim të mbështetjes së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës. Në fazën finale, disa komuna janë mbështetur me dhënien e 10 granteve projekteve të vogla të sektorit të biznesit, turizmit dhe agrikulturës. <\/p>\r\n", "date": "2017-02-21 11:00:24", "count": 10, "next": "\/ajax\/Al\/projektet-e-pa-laquo-rfunduara\/2017-02-21@11:00:24\/11" } ]