Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Publikimet

Pagat e sektorit publik në Kosovë dhe implikimet e mundshme në stabilitetin makro-fiskal dhe kohezionin social

Qëllimi i këtij raporti të shkurtër është që të kontribuojë për një debat përmbajtjesor lidhur me politikën e pagave që servisohen nga buxheti shtetëror në një kontekst më të gjerë lidhur me ndikimet potenciale në situatën makroekonomike, stabilitetin fiskal e buxhetor dhe kohezionin social. Krijuesit dhe zbatuesit e kësaj politike duhet bëjnë një analizë kritike, të gjithanshme të gjendjes së tanishme për të sanuar disa lëvizje në këtë sektor që kanë qenë produkt i qeverisjes së improvizuar dhe vendimeve ad hoc. Si rezultat i këtyre lëvizjeve pjesëmarrja e pagave qeveritare në Produktin e Brendshëm Bruto (GDP) dhe buxhet ka arritur, të shumtën e rasteve, përtej kufijve racional për stadin e zhvillimit të vendit dhe përtej politikave të rekomanduara me hulumtimet tjera empirike. Madje kjo gjendje është evidente edhe pa ndikimet që do të ketë Ligji i ri i aprovuar ne pranverë të këtij viti por që hyn në zbatim me pagën e dhjetorit dhe do të shfaqet me ndikimet e tija ne vitin 2020 dhe më tutje, duke përkeqësuar ndjeshëm këto raporte. Edhe para këtij Ligji kanë qenë evidente çrregullimet që kanë ndikuar që vëllimi i pagave buxhetore dhe lartësia e tyre të jetë jashtë rregullës fiskale e cila përcakton se lëvizja e pagave qeveritare duhet të jetë në harmoni me rritjen ekonomike. 
 

Arkiv

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020

Më shumë

BASHKËJETESA ME COVID-19: TRI SHTYLLA TË RIMËKËMBJES

Më shumë

SKENARËT LIDHUR ME COVID-19 DHE RIMËKËMBJA SHËNDETËSORE E EKONOMIKE

Më shumë

Pakoja emergjente në vendet e Ballkanit Perëndimor

Më shumë

Pakoja Fiskale Emergjente

Më shumë

Implikimet Ekonomike dhe Sociale të COVID-19: Kosova dhe Ballkani Perëndimor

Më shumë

Indikatorët relevant ekonomik dhe të shëndetësisë publike gjatë COVID-19 në shtetet e Ballkanit Perëndimor

Më shumë

Numri i infektimeve në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor

Më shumë

BAROMETRI I PROKURIMIT PUBLIK (X-INDEX)

Më shumë

Potenciali tregtar Kosovë - Shqipëri

Më shumë

Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseve

Më shumë

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave (2019)

Më shumë

Menaxhimi i borxhit publik në Kosovë

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë