Qëllimi i këtij projekti është që të: ndërtojë një koalicion anti-korrupsion dhe të qeverisjes së mirë ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OJQ-ve) në Evropën Jug-Lindore (SEE), të ngrisë kapacitetin, njohurinë dhe përkushtimin e OJQ-ve për të ofruar analiza, monitoruar dhe avokuar, për të promovuar dialogun shtet-shoqëri, dhe për të përmirësuar ambientin e aktivizmit civil, për të kontribuar për një mbështetje të ngritur publike/civile dhe pjesëmarrje në qeverisje të mirë dhe anti-korrupsion. Po ashtu për ti ndihmuar OJQ-të të përmirësojnë legjitimitetin e tyre, transparencën, dhe llogaridhënien. Roli i Riinvestit në këtë projekt ishte që të hulumtojë çështjen e korrupsionit në Kosovë. Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit, kishte gjashtë kapituj të hulumtimeve dytësore: II. Politikat Anti-korrupsion dhe Ambienti Regullator, III. Praktikat Institucionale dhe Fuqizimi i Ligjit, IV. Gjyqësori në Anti-Korrupsion, V. Korrupsioni dhe Ekonomia, VI. Shoqëria Civile në Anti-Korrupsion, VII. Bashkëpunimi Ndërkombëtar. Pjesa më e rëndësishme e Raportit ishte Kapitulli I, mbi nivelin e korrupsionit të studiuar me një anketë me 1000 respondentë. Riinvesti po ashtu morri pjesë në të gjitha takimet dhe konferencat e Iniciativës. Riinvesti dorëzoi përmbledhje të shkurta në çështje të ndryshme të ndërlidhura me korrupsionin në Kosovë. Faza e dytë e projektit do të fokusohet në çështjet e korrupsionit të ndërlidhura me energji, qeverisje, dhe sundim të ligjit.