Studim Fizibiliteti dhe Përgatitje e Pilot Projektit për Financim të Lartë dhe Profesional të Edukimit në Evropën Juglindore – Shtetet ËBIF – Kosova
Instituti Riinvest ishte kontraktuar nga konsulentët e AFC Gmbh, për të realizuar një anketë me pesë grupe respodentësh: studentë universitarë (245), studentë të shkollave të mesme (34), studentë që kanë braktisur shkollën (30), prindër (32), dhe punëdhënës (30). Pra, numri total i respodentëve për qëllimin e kësaj ankete ishte 371. Një pyetësor i ndryshëm është përdorur për secilin grup. Studentët universitar janë përzgjedhur nga tre universitete publike në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, dhe nga një universitet privat, në këtë rast Kolegji Riinvest. Për të gjithë grupet jemi munduar të ruajmë balancin gjinor. Anketuesit tanë vizituan ambientet e universiteteve respektuese dhe përzgjodhën respodentët në mënyrë të rastësishme. Kjo rezultoi në anketimin e studentëve nga departamentet dhe programet e ndryshme. Ngjashëm, studentët e shkollave të mesme ishin zgjedhur nga gjimnazet publike në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Prindërit, po ashtu ishin zgjedhur nga Prishtina, Prizreni, dhe Peja. Anketuesit tanë i gjetën studentët të cilët kanë braktisur shkollën përmes miqve dhe të afërmve në qytete të ndryshme të Kosovës. Punëdhënësit janë përzgjedhur nga 20 sektorë të ndryshëm, megjithatë 14 përqind ishin në tregtinë me shumicë dhe pakicë, dhe një pjesë tjetër prej 14 përqind në prodhimtari, përderisa përqindjet tjera janë shpërndarë në sektorë tjerë. Pas grumbullimit të të gjithë anketave, Instituti Riinvest futi të gjitha të dhënat në programin statistikor SPSS. SPSS-I, pastaj përpunoi të gjitha statistikat dhe prodhoi tabelat e frekuencës për secilën pyetje nga pesë pyetësorët. Tabelat e frekuencës janë përdorur për të interpretuar dhe analizuar pyetësorët. Përpos analizimit të pyetjeve në mënyrë individuale, tabelat e kryqëzuara ndërmjet pyetjeve të ndryshme janë prodhuara për të shikuar nëse ekziston ndonjë korrelacion. Gjetjet interesante të cilat dolën nga kros-tabulimet janë interpretuar. Në fund, konkludimi i gjetjeve kryesore është prezantuar.
Arkiv
Vlerësimi i bujqësisë digjitale, gjinisë dhe rinisë në zonat rurale në Kosovë
Më shumë
Mbështetje në zbatimin e Agjendës Kombëtare për Fuqizimin e Grave përmes përpjekjeve të avokimit
Më shumë
Vlerësimi i Gatishmërisë Digjitale të Kosovës: Anketa e Qytetarëve
Më shumë
Rritja e kapaciteteve konkurruese përmes dixhitalizimit të proceseve të biznesit në Kosovë
Më shumë
Analiza e ndikimit gjinor në vendimmarrjen brenda familjeve në lidhje me qasjen në burime
Më shumë
Mbështetja e sipërmarrjeve të grave për transformim dixhital të biznesit
Më shumë
Anketa mbi kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet komunale
Më shumë
Përgjigje e shpejtë ndaj COVID-19 - mbështetja e grupeve më të rrezikuara midis grave
Më shumë
Sondazhi i opinionit publik në Liberi
Më shumë
Anketa për arsimin e të rriturve në Kosovë
Më shumë