Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory005

Fuqia e Diasporës!

Kosova renditet nё top pesё vendet nё Evropё me pёrqindjen mё tё madhe tё remitancave me rreth 17% si pёrqindje e PBB pёr vitin 2015[1]. Regjistrimi i diasporёs nё Kosovёs ёshtё akoma nё proces dhe rezultatet priten tё dalin nё muajt nё vijim. Sidoqoftё, nga tё dhёnat e dёrgesave tё parave nga jashtё, shumica e tё cilave vijnё nga vendet si Gjermania, Zvicra, Italia apo Austria, Kosova akoma vazhdon tё mbahet nga remitancat nga kёto vende, tipar i shpeshtё pёr vendet nё zhvillim dhe ato me diasporё tё madhe. Diaspora kosovare gjendet kryesisht nё vendet mё tё zhvilluara tё botёs dhe kjo bёn qё edhe dёrgesat tё jenё stabile gjatё viteve. Remitancat kanё pasur njё trend rritёs nё vlera monetare, me pёrjashtim vitet 2011 dhe 2012 qё mund tё jetё pasojё e problemeve dhe krizёs financiare nё eurozonё nё vendet prej nga vijnё kryesisht remitancat nё Kosovё. Nё vitin 2016 remitancat kanё arritur vlerёn prej 691 milion euro, vlera mё e lartё pas krizёs financiare dhe recesionit ekonomik.

Image

Nga figura mё lartё shihet se dёrgesat mё tё mёdha nё pёrqindje, mbi njё e treta, vijnё nga Gjermania, gjё qё pasqyrohet edhe nё numrin e supozuar tё diasporёs mё tё madhe qё ka Kosova. Pas Gjermanisё vijnё Zvicra, Italia (me trend në rënie nё vitet e fundit), Austria, SHBA (me trend në ngritje) dhe vende tё tjera kryesisht nё Evropёn Perёndimore si Belgjika, Suedia, Mbretёria e Bashkuar, Finlanda dhe të tjera.

Diaspora kosovare shihet si njё aset i madh nga qytetarёt e kosovёs dhe shfrytёzimi potenical i saj ёshtё thёnё tё jetё prioritet nga secila qeveri, por pёrdorimi i kёsaj pjese tё popullsisё nuk ka dhёnё rezultate tё prekshme nё integrimin e Diasporёs kosovare nё mjedisin ekonomik, politik dhe shoqёror tё Kosovёs. Fuqia e madhe e Diasporёs kosovare duhet tё kanalizohet nё njё pёrdorueshmёri ku tё mund tё investojnё nё Kosovё dhe tё marrin pjesё nё rritjen e investimeve tё huaja direkte. Kjo paraqet mundёsinё qё edhe Diaspora tё jetё pjesё pёrbёrёse e politikёs zhvillimore tё Kosovёs nё vitet dhe dekadat nё vijim.

___________________________

[1] World Bank (2016). Migration and Remittances Factbook 

Arkiv

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Më shumë

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Më shumë

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë