Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Forum 2015

Prezantohen gjetjet e raportit "Përgjigje ndaj sfidave ekonomike" dhe "Terapi për shëndetësinë"

Në kuadër të projektit “Forum 2015”, i organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), është organizuar tryeza “Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë”, ku Instituti Riinvest prezantoi raportin “Përgjigje ndaj Sfidave të Rritjes Ekonomike” dhe “Terapi (urgjente) për Shëndetësinë”.

Gjetjet e raporteve të përgatitura nga hulumtuesit e Institutit Riinvest, u prezantuan nga drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest Alban Hashani. Sipas z. Hashani, situata ekonomike në Kosovë, vazhdon të ketë shpërpjesëtime të larta, me theks të veçantë në shifrat e larta të p apunësisë, me bruto produktin vendor më të ulët ne rajon, dhe deficitin e lartë tregtar. Sipas z. Hashani, modeli aktual ekonomik bazohet në kërkesë, dhe si i tillë arrin të gjenerojë numër shumë të ulët të vendeve të punës, ku si rrjedhojë rritet numri i kërkesave për migrim, dhe i rasteve sociale. Po ashtu, z. Hashani theksoi rënien e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte nga viti 2007, ku në vitin e fundit investimet e huaja direkte kanë përbërë vetëm 3.6% të Bruto Produktit Vendor, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të orientuara në sektorin e patundshmërisë, dhe si të tilla nuk mund të kenë ndikimi në përmirësimin e bilancit tregtar. Si sfidë tjetër ekonomike nga z. Hashani janë përmendur kreditë bankare, ku sipas tij aktivititeti kreditor ka shënuar rritje në sektorin e tregtisë, por jo edhe në prodhimtari. Në fund, z. Hashani ka rekomanduar që politikat ekonomike të orientohen drejt një modeli të bazuar në ofertë, i cili synon të fuqizojë potencialin prodhues vendor dhe rritjen e eksportit.   

Image

Ndërsa, sa i përket gjendjes në sistemin shëndetësor, z. Hashani ka theksuar se gjendja në shëndetësi karakterizohet me probleme të mëdha. Sipas gjetjeve të raportit “Terapi (urgjente) për Shëndetësinë”, të prezantuar nga z. Hashani, sektori shëndetësor karakterizohet me shërbime të nivelit jo të kënaqshëm, dhe me nivel të lartë të korrupsionit. z. Hashani ka përmendur 5 probleme kryesore të identifikuara në raport. Si problem i parë është përmendur buxheti dhe burimet e kufizuara për sektorin e shëndetësisë, 10.6% e buxhetit qeveritar, apo përqindja më e ulët në rajon. Mos-funksionalizimi i sistemit të informimit shëndetësor; mungesa e sigurimeve shëndetësore; mungesa e zbatimit të udhëzuesve të protokollit të standardizuar shëndetësor; dhe menaxhimi joadekuat, jo-transparenca në menaxhim dhe politizimi i menaxhmenti; janë vlerësuar si problemet kryesore të sektorit të shëndetësisë.   

Tryeza u mbyll me diskutimin me panelistë. 

Image

 

Arkiv

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit

Më shumë

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Më shumë

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë