Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Ministria e Financave dhe Riinvest

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Ministria e Financave dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore “RIINVEST” kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për përgatitjen dhe publikimin e Pasqyrës Makroekonomike për ekonominë e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime Zhvillimore “RIINVEST” Lumir Abdixhiku.

Image

Sipas kësaj Marrëveshje, të dyja palët pajtohen të punojnë së bashku në përgatitjen dhe publikimin në baza tremujore të Pasqyrës Makroekonomike për ekonominë e Kosovës, dhe gjithashtu zotohen të ofrojnë resurset e nevojshme, për përgatitjen e kësaj Pasqyre Makroekonomike.

Ministria e Financave dhe Instituti RIINVEST me këtë Marrëveshje gjithashtu pajtohen të themelojnë një Bord Editorial që do të merret me rishikimin dhe mbikëqyrjen e punës në përgatitjen dhe publikimin e çdo serie të Pasqyrës Makroekonomike.

Image

Pasqyra Makroekonomike është dokument, i cili do të paraqes të dhëna për periudhën raportuese dhe analiza sa i përket zhvillimeve makroekonomike në vend dhe pritjeve për periudhën e ardhshme. Pjesë e këtij dokumenti do të jenë hulumtimet e kohëpaskohshme me bizneset, në lidhje me perceptimet e biznesit për sa i përket zhvillimeve ekonomike në vend dhe tema të tjera me interes ekonomik për vendin.

 

Arkiv

Riinvest Conference 2017 - Call for Papers

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit

Më shumë

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Më shumë

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Më shumë

Forumi Mbrojtja e Mjedisit

Më shumë

Menaxhimi i mbeturinave

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë