Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

#RiinvestStory001

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

“Rritja ekonomike jo gjithmonë shpie në rritje të të ardhurave personale. Por, patjetër që mund të ndihmojë në ketë drejtim!” Kështu fillon një artikull i publikuar ditë më parë në gazetën prestigjioze “The Economist” i cili kishte për qëllim të përshkruaj me pak fjalë lidhjen në mes të luhatjeve ekonomike dhe të ardhurave personale.

Ngjashëm, mbi këtë hipotezë mund të analizojmë edhe raportin në mes të ardhurave personale në nivel sektorësh ekonomik dhe performancës në sektorët respektiv, sidomos në sektorët pro-ciklik si industria përpunuese apo ndërtimi.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për periudhën 2008-2014 pak a shumë konfirmojnë supozimin në artikullin e mësipërm. Gjatë kësaj periudhe 7 vjeçare, të ardhurat personale kishin shënuar rritje në pothuajse të gjithë sektorët e raportuar sipas nomenklaturës së klasifikimit të aktiviteteve ekonomike në Komunitetin Evropian – NACE. Norma mesatare e rritjes së të ardhurave personale në Kosovë në këtë periudhë rrumbullakohej në 4.2% pothuajse aq sa ishte edhe norma mesatare e rritjes ekonomike për të njëjtën periudhë. Paga mesatare në Kosovë, duke mos përfshirë administratën publike, në vitin 2008 ishte 275 EUR ndërsa shtatë vite më vonë ajo arriti në rreth 350 EUR.

Image

Mirëpo, të ndalemi pak te sektorët veç e veç. Sipas këtyre të dhënave, Tregtia me shumicë dhe pakicë përbën sektorin më të madh në pikëpamje të numrit të ndërmarrjeve aktive apo qarkullimit të përgjithshëm. Për më tepër një e treta e të punësuarve formal i takojnë këtij sektori. Sidoqoftë, madhësia e sektorit është jo domosdoshmërisht në raport të drejtë me të ardhurat personale. Gjithnjë sipas të dhënave të publikuara nga ASK, Teknologjia informative dhe Komunikimet pavarësisht që janë ndër sektorët më të vegjël, konsiderohen si sektorët më atraktiv sa i përket të ardhurave personale. Paga mesatare në këtë sektor gjatë periudhës 2008-2014 ishte 778 EUR apo trefish më e lartë në krahasim me Tregtinë me shumicë dhe pakicë. Pastaj renditen sektori Minerar dhe ai Energjetik ku pagat mesatare gjatë kësaj periudhe ishin 423 EUR respektivisht 550 EUR. Vlen të theksohet se në këto të dhëna nuk janë të përfshira të ardhurat nga sektori i Bujqësisë. Për shkak të shkallës së lartë të informalitetit, nuk dihet numri i saktë i të punësuarve në këtë sektor si dhe të ardhurat që ata realizojnë. Të dhënat nga regjistrimi i bujqësisë në vitin 2014 tregojnë që afërsisht 20% e të gjithë të punësuarve i takojnë sektorit të bujqësisë.Image

 

Arkiv

Riinvest Conference 2017 - Call for Papers

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit

Më shumë

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Më shumë

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Më shumë

Forumi Mbrojtja e Mjedisit

Më shumë

Menaxhimi i mbeturinave

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë