Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Ngjarjet

Lansimi i Platformës Elektronike të të Dhënave dhe Aplikacionit për Mobil

Të mërkurën, me datë 8 shkurt, duke filluar nga ora 17:30, në Hotel Sirius, Prishtinë, Instituti Riinvest shënon ngjarjen e Lansimit të Platformës Elektronike të Shpërndarjes së të Dhënave të Institutit Riinvest, si dhe Aplikacionit Mobil. Ngjarja e lansimit do të mbledh së bashku një rrjet njerëzish nga shoqëria Kosovare të përfshirë në hulumtim, gazetari dhe projekte për zhvillim. 

Duke ndjekur misionin tonë të mbështetjes aktive të zhvillimit të bazuar në njohuri, dhe qeverisje të mbështetur në të dhëna të hapura, ne po lansojmë platformën elektronike të të dhënave. Platforma e Institutit Riinvest ka për qëllim shpërndarjen dhe bërjen sa më të qasshme të të dhënave tona për analiza hulumtuese të mëtutjeshme. Po ashtu, Platforma e të dhënave dhe Aplikacioni Mobil, vijnë si rezultat i përpjekjeve tona të vazhdueshme për digjitalizimin e metodave tona të komunikimit me audiencën tonë, duke ju mundësuar atyre të na arrijnë në mënyrë sa më të lehtë.

Platforma elektronike e shpërndarjes së të dhënave përmban të dhëna të mbledhura nga ekipet hulumtuese të Riinvestit përgjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2000 deri më 2013. Këto të dhëna janë mbledhur duke përdorur metodologjitë më të avancuara të anketimit për studime socio-ekonomike, dhe duke mbuluar mostra reprezentative të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve) të cilat operojnë në Kosovë. Të dhënat përmbajnë 72 indikatorë që mbulojnë fusha të ndërlidhura me zhvillimin e sektorit privat sikurse: karakteristikat dhe performanca e ndërmarrjeve, investimet kapitale dhe praktikat biznesore, si dhe barrierat e të bërit biznes. Për më tepër këto të dhëna evidentojnë zhvillimet në sektorin privat në Kosovë të një periudhë kohore për të cilën ka shumë pak të dhëna në dispozicion. Platforma elektronike, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe në punën e hulumtuesve, gazetarëve, studentëve, dhe gjithë të tjerëve të interesuar në performancën e sektorit privat në vend. 

Instituti Riinvest, po ashtu me këtë rast do të lansojë Aplikacionin Mobil të Riinvestit, në dispozicion në sistemet operuese iOS dhe Android. Aplikacioni ynë i ri, iu mundëson përdoruesve të kenë qasje më të lehtë dhe më të përshtatshme në të gjithë përmbajtjen e publikuar të Riinvest-it, duke përfshirë lajmet, publikimet, video-materialet, dhe materiale të tjera të publikuara nga instituti. Ndërkohë, Kalkulatori i Riinvest është njëri prej pjesëve kryesore të aplikacionit, kalkulator ky i cili përmban 9 kalkulatorë të ndryshëm që mundësojnë përdoruesve të llogarisin shpenzime të ndryshme ditore, si dhe kalkulatorin e këmbimit valutor. 

Pas prezantimit të platformës dhe aplikacionit mobil, ngjarja do të pasohet me një koktej të përzgjedhur me kujdes, ku do të jetë mundësi e mirë për shoqërim dhe diskutim me profesionistë të tjerë. 

Pjesëmarrja juaj në këtë ngjarje, do të na mundësojë ta lansojmë platformën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe në të njëjtën kohë të pranojmë komentet dhe sugjerimet tuaja.

--------------------------------------Agjenda----------------------------------------
17:30 – 17:35 Hapja e ngjarjes
Enisa Serhati, hulumtuese, Institituti Riinvest
17:35 – 17:55 Prezantimi i Platformës së të Dhënave
Endrit Pllashniku, hulumtues, Instituti Riinvest
17:55 – 18:10 Prezantimi i Aplikacionit për Mobil
Dita Dobranja, hulumtuese, Instituti Riinvest
18:10 – 18:35 Koktej dhe diskutim

Arkiv

Ju njoftojme...

Më shumë

Riinvest dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike (wiiw) nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më shumë

Tryeza: Ndërmarrësia e grave

Më shumë

Konferenca: Aktivizimi i resurseve të zhvillimit ekonomik

Më shumë

Konferencë për Media: Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Punëtoria: Në përkrahje të komunave në hartimin e planeve për zhvillim socio ekonomik

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë